09:36 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Sabit Geci intervistohet nga Specialja, në Prishtinë

Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, është duke u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Klan Kosova mëson se sot rreth orës 09:00, Geci është parë, duke hyrë në hapësirat e Bashkimit Europian që ndodhen në Zonën industriale Prishtinë-Fushë-Kosovë.