17:59 / E Martë, 31 Janar 2023 / B O

Sabitzer fluturon për në Angli, arrihet marrëveshja me “Djajtë e Kuq”

Ylli i Bayern Munich, Marcel Sabitzer është në aeroportin e Munich-ut, duke u përgatitur për të udhëtuar në Angli.

Raportohet se është arritur marrëveshja mes dy klubeve dhe se në mbrëmje futbollisti pritet të nënshkruaj kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Fabrizio Romano shkruan se dokumentet janë duke u përgatitur, por ende nuk janë zbuluar detajet e kontratës. /IndeksOnline/