17:34 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu i lumtur me mbesën, ka fjalë të bukura për të

Legjenda e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu ka kohë të gjatë që qëndron në krye të skenës muzikore shqiptare, duke sjellë vazhdimisht muzikë të bukur për publikun, shkruan Indeksonline.

Ai para më shumë se një muaji është bërë gjysh për të disatën herë, duke mirëpritur në jetë vajzën e djalit të tij, Ermal Fejzullahut të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ana.

Ai i ka dedikuar fjalë të bukura vajzës duke shkruar : “O flej o engjëll i gjyshit. Të ruajt i lumi zot”.

Kujtojmë që Ermali u bë baba për herë të katërt. /Indeksonline/