13:47 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Sabri Fejzullahu shpërthen në lot gjatë ngushëllimeve për Vokrrin

Vdekja e papritur e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, ka prekur mbarë opinionin, në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.

I pikëlluar thellë për vdekjen e tij është parë të jetë edhe legjenda e muzikës, Sabri Fejzullahu.

Këngëtari i mirënjohur ka shkuar që t’iu shprehë ngushëllime familjes dhe të afërmve të Vokrrit, gjersa në një moment kur e merr fjalën të thotë disa fjalë, nuk
mund të përmbahet nga emocionet duke shpërthyer në lot.

E pamja për vdekjen e Vokrrit po mbahet në hotelin ‘Sirius’ ./IndeksOnline/