10:57 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Sadiku merr pritje të ngrohët, “rrahet” nga lojtarët e Levantes (Video)

Armando Sadiku përfundimisht është larguar nga Legia Warsawa dhe ka nënshkruar kontratë me ekipin e Levantes.

Sulmuesi shqiptar ka marrë një pritje të ngrohët nga futbollistët e klubit spanjoll. Të gjithë duartrokasin dhe e fusin në mes duke e goditur me shuplaka ish-sulmuesin e Luganos, transmeton IndeksOnline.

26-vjeçari me ekipin spanjoll ka nënshkruar kontratë dy vjeçare deri më 30 qershor 2020.

Sadiku më parë ka luajtur për klubet si Trubuna Cërrik, Elbasani, Locarano, Lugano, Zurich, Vaduz dhe në fund te Legia, ku bëri afro 22 paraqitje./IndeksOnline/

 

Temat: