75 Mall Live Search
14:48 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sadio Mane zbulon se nuk ka bërë pushime prej 7- vjetësh

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpool sot do të ndeshet me fituesin e Evropa Ligës, Chelsean për Superkupën e Evropës me fillim nga ora 21:00.

Mane foli në konferencë shtypi para ndeshjes, ku midis tjerash zbuloi se ai nuk ka bërë pushime tashmë 7 vjet.

I pyetur nga gazetarët se si ndihej pas pushimit veror dhe se a është gati për sezonin e ri, Mane u përgjigj: “ Po mendoj se jam gati dhe lodhja mendoj se është ketu (duke bërë me gisht te koka)”.

“Unë jam duke luajtur një kohë të gjatë futboll profesional. Mendoj se nuk kam bërë pushim tashmë 7 vjet. Sigurisht jam gati, jam këtu dhe le të fillojmë”- përfundoi senegalezi./Indeksonline/