75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Salah nuk e harron vendlindjen, ndërton shkollë dhe spitale

Mohamed Salah përveç se është shndërruar në një futbollist klasë dhe shumë i dashur për tifozët, ai po e tregon shpirtin e tij edhe në aspektin human.

Sulmuesi i Liverpool po jep një kontribut të madh në vendlindjen e tij në Afrikë, shkruan indeksonline.

Kryebashkiaki i Nagrig, fshat i Egjiptit ku u lind dhe rrit Salah zbuloi se 25 vjeçari po financon shumë projekte.

“Salah zbuloi fshatin e tij të vogël në hartën ndërkombëtare. Ai gjithashtu ndërtoi një organizatë bamirëse dhe do të ndërtojë një shkollë që kushton miliona”.

“Kjo është shtesë përveç donacioneve të tij në spitalin Basioun me një dhomë të plotë ventilimi, inkubacione dhe njësi të ambulancës”.

Ai gjithashtu ka dhuruar rreth 30.000 euro për shoqatën e futbollistëve veteran të cilët ishin në gjendje jo të mirë financiare. /IndeksOnline/