12:17 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Salah pëson një lëndim para ndeshjes me Arsenalin

Liverpooli do të ndeshet me Arsenalin në ndeshjen e xhiros së 11-të Premierligës.

Një shqetësim për Jurgen Klopp është edhe futbollisti Mohamed Salah i cili ka pësuar një lëndim në dorë, shkruan indeksonline.

Në një foto të publikuar në Instagram, egjiptiani shihet me dorën e lidhur gjatë trajnimit të ditës së djeshme.

Megjithatë, Salah pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen me Arsenalin të shtunën në mbrëmje. /IndeksOnline/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah) on