21:56 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sali Berisha nga sonte pa imunitet, heq dorë nga posti i deputetit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka nënshkruar mbrëmjen e sotme deklaratën se heq dorë nga mandati i tij i deputetit, shkruan Indeksonline.

Berisha që prej konstituivit të parlamentit në shtator 2017,ka bërë thirrje të herë pas hershme që opozita të djegë mandatet, përballë mazhorancës që sipas tij i ka fituar me para dhe krim.

Si rrallë herë më parë, Sali Berisha nga sonte nuk ka post dhe është vetëm një qytetar i thjeshtë, pa imunitet nga postet qeveritare./Indeksonline/