19:29 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Salih Mustafa më 1 shkurt do të dalë përsëri para gjykatës në Hagë

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se më 1 shkurt do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes për Salih Mustafën.

“Konferenca për ecurinë e çështjes së Salih Mustafës është paraparë të mbahet ditën e hënë më 1 shkurt në ora 11:00”, thuhet në një njoftim të kësaj gjykate.

Në këtë seancë është paraparë që të diskutohet për rrjedhën e procedurës. Kjo është seanca e katërt statusore e cila po caktohet për çështjen e Salih Mustafës.

 “Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, pati njoftuar Specialja.