Salihu: Kosova ka dështuar në hetimin e krimeve të luftës (Video)
Ismet Salihu nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës e pranoi se institucionet kosovare kanë dështuar në këtë fushë.
18 vjet pas përfundimit të luftës, institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të bëjnë përmbledhjen e gjitha të dhënave për krimet e kryera dhe dëmet që janë nga lufta e fundit 1998-99.Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë” që nga viti 2012 Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës nuk ka arritur t`i hulumtojë të gjitha ato çfarë ndodhën gjatë luftës së fundit.
Ismet Salihu, e pranon se nuk kanë arritur të mbledhin gjitha të dhënat. Ai thotë se nuk kanë pasur kushtet për të vepruar.
“Ka mbetur pa u bërë shumë, duhet të vazhdojë hulumtimi për vrasjet, për të pagjeturit, duhet të vazhdojë hulumtimi për dhunimet, pasi këtu vetëm kemi pas në plan sepse s`kemi mundur me punu më shumë. Duhet të vazhdojë hulumtimi për kampet e përqendrimit, eksodin, deportimin me dhunë të afër 1 milion shqiptarëve. Duhet të bëhet hulumtimi i dëmeve ekonomike që ka shkaktuar agresioni serb në Kosovë, janë djegur, rrënuar e rrafshuar mbi 100 mijë shtëpi”, ka treguar Salihu.
Mos i humb
-
Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
-
“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
-
“I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
-
Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
-
Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
-
AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur