22:43 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Sallova: Qëllimi i LDK-së, shmangia e zgjedhjeve se nuk i mbetet tjetër veç të shkojë me Veliun si kandidat për kryeministër

Muaj pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, ën vend po vazhdon të zhvillohet drama lidhur me arritjen apo jo të lidhjes së koalicionit bashkëqeverisës në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ani pse në fillim të dy partitë shprehshin shumë të gatshëm për të arritur këtë koalicion në afat rekord, një gjë e tillë nuk po bëhet.

Madje këta të fundit kanë ngecur pikërisht tek ndarja e ekzekutivit.

Është pikërisht Donik Sallova nga Vetëvendosje i cili tha se qëllimi i parë i LDK-së kur votoi pa marrëveshje Glauk Konjufcën për kryeparlamentar ishte që të shmangeshin zgjedhjet e jashtëzakonshme në të cilat LDK-së nuk i mbetet tjetër vese të shkojë me Agim Veliu si kandidat për kryeministër, transmeton Indeksonline.

E që sipas tij, rezultati do të dihej.

Qëllimi i dytës i LDK-së sipas Sallovës ishte eliminimi i Vjosa Osmanit nga mundësia e zgjedhjes kryetare e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Pse LDK-ja e votoi pa marrëveshje Glauk Konjufcen për kryeparlamentar dhe refuzoi që VV-ja ta propozonte një kandidat të LDK-së në seancën e 26 dhjetorit edhe pse pa marrëvedhje për qeverinë?

Qëllimi i parë ishte që të shmangeshin zgjedhjet e jashtëzakonshme në të cilat LDK-së nuk i mbetet tjetër veç se të shkoj me Agim Veliun kandidat për kryeministër, e rezultati dihet.

Qëllimi i dytë ishte eliminimi i Vjosa Osmanit nga mundësia e zgjedhjes kryetare e kuvendit. Duke qene se nomenklatura e LDK-së konsideron se i ka shmangur të dy rreziqet, zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe Vjosa Osmanin, tani i ka vendosur VV-së një kusht të paprecedent dhe tallës: ma ktheni kryeparlamentarin që nuk e pranova.

LDK-ja po shpreson se Gjykata Kushtetuese e cila përbëhet nga militantë të PDK-së do t’ia krijojë mundësinë Thaçit që ta caktojë mandatarin përtej fituesit të zgjedhjeve, pavarësisht se kushtetuta në këtë pikë është e qartë. Por, tashmë kemi precedent të interferimit të Gjykatës Kushtetuese në demokracinë tonë! Kështu LDK-ja do synojë të arsyetohet për prishjen e koalicionit me VV-në…