17:30 / E Martë, 30 Gusht 2022 / k.v

Samedin Mehmeti flet për IndeksOnline, tregon arsyen e largimit nga pozita e Drejtorit të Policisë

samedin mehmeti drejtori drejtor pk policia

Kreu i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti është dorëhequr nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës, vetëm pak orë pasi në kryeqytet ndodhi një rast i dhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona të dyshuar.

Ndonëse rasti u zbardh në kohë reale nga policia, drejtori ka menduar që është momenti që ai të largohet nga kjo pozitë.

Mehmeti në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se pas rastit të ndodhur, beson se është akt profesional largimi i tij nga pozita të cilën e mbajti nga mesi i janarit të vitit 2021.

“Pas një rasti kaq të rëndë besoj është akt profesional të jap dorëheqje”, ka deklaruar për IndeksOnline, Samedin Mehmeti.

Kryeministri Albin Kurti e ka liruar Mehmetin nga detyra ndërsa në vend të tij përkohësisht, si UD e ka emëruar Fehmi Hotin, i cili ishte zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës./IndeksOnline/