75 Mall Live Search
18:26 / E Premte, 15 Maj 2026 / F.R

Sami Lushtaku arrin te Stacioni i Policisë, turma brohoret emrin e tij!

Sami Lushtakut ka arritur në Stacionin Policor të Skenderajt, ku pritet të intervistohet pas sulmit të djeshëm që ky i fundit kreu ndaj Hysni Mehanit të LVV-së.

Në shenjë përkrahjeje ndaj Lushtakut, mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Skenderajt ku po brohorasin emrin e tij, raporton IndeksOnline.

Në mesin e tyre gjenden edhe disa prej bashkëpartiakëve të tij nga PDK-ja.

Ndërkohë, disa prej qytetarëve kanë nisur të bllokojnë rrugët me kamionë e mjete transporti./IndeksOnline/