13:05 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sami Musa, zgjidhet deputet në Parlamentin e Hamburgut

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozherani i Vitisë në Kosovë, bëhet deputeti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut. 35-vjeçari është një afarisët i njohur në Hamburg.

Sami Musa ka kandidaur në listën e Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e ditës së dielë (23 shkurt) ka fituar më shmë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet-land. Në këtë mënyrë, SPD-ja, do të mbetet në pushtet, ndonëse ka shënuar një rënie te votave prej më shumë se 6%.

Por partineri i deritashëm i SPD në koalicion, ekologjistët, kanë dyfishuar numrin e votave (me mbi 24%) dhe në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që do të vazhdojnë qeverisjen e përbashkët, por do të forcojnë pushtetin. Pjesë e pushtetit do të jetë pra edhe deputeti i ri me origjinë nga Kosova, Sami Musa. Babai i tij Xhelil Musa është me origjinë nga Pozherani i Vitisë, ndërsa nëna me origjinë nga Austria.