13:47 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Samir Mane takohet me Lladrovcin, flasin për Ferronikelin

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar me pronarin e ri të fabrikës Ferronikel, Samir Mane.

Lladrovci ka thënë se në këtë takim ai ka ofruar mbështetjen e plotë nga ana e komunës për rivitalizimin e plotë të Ferronikelit, por edhe shtimin e kapaciteteve prodhuese, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimin e plotë të Lladrovcit:

Takimi me z. Saimir Mane, pronarin e ri të Ferronikelit, dhe ardhja e tij në Komunë, ishte shumë inkurajues. Rikthimi i Ferronikelit, gjigandit të komunës tonë në burim të të mirave për mijëra familje dhe rikthimin e vëmendjes për investitorët tjerë potencial, është shumë premtues.

Mane, ka dëshmuar se është ndërmarrës i pashoq, i suksesshëm dhe plot energji. Ne e përgëzuam për gjithë sukseset e tij në Shqipëri dhe jashtë saj, duke i ofruar mirëseardhje dhe sukses në komunën tonë.

Unë i ofrova mbështetjen time të plotë, nga ana e komunës, duke theksuar se jemi shumë të interesuar për rivitalizimin e plotë të Ferronikelit, por edhe të shtimit të kapaciteteve prodhuese, ashtu siç është zotuar në opinion Z. Mane.

Po ashtu, e ftova Z. Mane, të shoh mundësitë e investimeve në Parkun e ri të biznesit, ngase, theksova në takim, punësimi i qytetarëve nga komuna jonë është prioritet.

E falënderova Z. Mane për vizitën, duke uruar për realizimin e projekteve të tij sa më shpejt, në funksion të zhvillimit të Ferronikelit dhe komunës tonë, si dhe fuqizimin e biznesit të tij në Drenicë./Indeksonline/