Samir Ujkani: Fusha dhe era na bëri të vështirë
Portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka folur pas ndeshjes që Kosova barazoi kundër Ishujve Faroe.
Ai e ka fajësuar fushën sintetike si një shkaktar që Kosova nuk u kthye me tri pikë nga kjo ndeshje.
“Nuk jam dakord për paraqitjen. Jemi mundu me sjell topin. Bari artificial na pengoi nuk jemi stërvitur për këtë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë”, tha kapiteni i Kosovës pas ndeshjes.
“Në pjesën e dytë ndodhi si ndodhi që e pësuam golin. Kjo është një pikë shumë e mirë dhe nuk është fat. E kemi dit që nuk e kemi lehtë. Ka pas shumë erë dhe në pjesën e dytë erën e kemi pas kundër”, ka thënë Ujkani.
I pyetur se a mund të shmangej gabimi i Rrahmanit në aksionin që pësuam golin ai u përgjigj:
“Nuk bën me shiku ashtu. Çdokush bënë gabime por tjerët duhet me përmirësua. Duhet në dy ndeshjet e radhës me i fitu”, përfundoi portieri. /IndeksOnline/