20:01 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Samir Ujkani: ”Kemi ndeshje me rëndësi para vetes, tifozët kanë mundësi të na shohin nga afër”

Kapiteni i Përfaqësueses kosovare, Samir Ujkani ka folur për mediet pas seancës së sotme stërvitore në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Skuadra e Bernard Challandes kompletoi seancën e parë stërvitore para ndeshjes të së premtes sot në kryeqytet.

Dhe Ujkani thotë se debutimi i Kosovës dhe gjashtë ndeshjet e saj në Ligën e Kombëve janë me rëndësi dhe se lojtarët duhet pasur kujdes, transmeton IndeksOnline.

”Besoj se janë 6 ndeshje me rëndësi për ne, sepse e kemi rastin që ta tregojmë veten, por duhet pasur kujdes duke e respektuar kundërshtarin”.

”Ne jemi në rritje si grup dhe kemi ardhje të talentëve. Atmosfera është fantastike dhe tani do të kemi ndeshje me rëndësi”.

”Është gjë e mirë që tani do të luajmë në Prishtinë. Tifozët nuk kanë më shpenzime të mëdha dhe nuk do të udhëtojnë nga tre orë me autobus”.

”Tani jemi në vendin tonë dhe populli e ka mundësinë që të na shohë nga afër sepse së bashku me tifozët mund të arrijmë rezultate pozitive”.

”Nuk është problem minutazha jonë e vogël në klubet tona. Ne punojmë në mënyrë profesionale dhe çdo lojtar i yni është i pjekur dhe ka përvojë”./IndeksOnline/