12:20 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Samiti Rajonal në Sarajevë, a do marrë pjesë Kosova?

Pesë deputetë social demokrat të Bashkimit Evropian, përkatësisht zëvendës-presidentja Tanja Fajon, zëdhënësi i  punëve të jashtme Knut Fleckenstein, raportuesja e Evropës për Bosnjës dhe Hercegovinën Demetris Papadakis, eurodeputeti dhe kryetari i Forumit Evropian për Demokraci dhe Solidaritet Jend Nilsson, si dhe presidenti i PSE Sergei Stanishev priten të marrin pjesë në një seri takimesh në Ballkanin Perëndimore që do të zhvillohet në Sarajevë me 17 dhe 18 nëntor.

Në këtë kontekst, deputetët do të takohen me kolegët e tyre dhe do të shkëmbejnë pikëpamjet me liderët e partisë që do të marrin pjesë në Samitin Rajonal të organizuar nga Partia Social Demokrate e Bosnjës dhe Hercegovinës, transmeton Indeksonline.

“Ky është një tubim në kohë që do të ofrojë një mundësi për të diskutuar situatën politike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian të rajonit. Bullgaria e ndjekur nga Austria do të marrë kryesinë e Këshillit të BE në 2018 dhe integrimi evropian i rajonit është një shans i mirë për t’u kthyer në agjendën e BE. NË duhet të bashkojmë përpjekjet me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor për t’i sjellë përpara reformat e nevojshme progresive, për të arritur përparimin social dhe ekonomike dhe për t’i shpjeguar më mirë qytetarëve tanë përfitimet e zgjerimit të BE”, ka thënë Fleckenstein.

Sipas këtij njoftimi, të pranishëm në Sarajevë do të jetë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev; kryetari i Partisë Demokartike të Serbisë, Dragan Sutanovac dhe kryetari i Partisë Social Demokartike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Niksiq. Sipas këtij njoftimi, nuk përmendet se ka të ftuar edhe nga Kosova./Indeksonline/