14:52 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

San Francisko merr pamje të çuditshme, qyteti duket ngjyrë portokalli (Foto/Video)

San Franciso mori një hije post-apokaliptike të portokallit, pasi tymi nga zjarri në Kaliforninë Veriore arriti edhe në qendër.

Ende pa u bërë një vit nga stuhitë më vdekjeprurëse në historinë e shtetit, zjarri është kthyer në rajon, i nxitur nga erërat e forta dhe temperaturat e nxehta, transmeton Indeksonline.

Tymi dhe hiri nga zjarret pushtuan qiellin për 75 milje në jug të zonës së San Franciskos, duke i dhënë qytetit një pamje krejtësisht tjetër.

E diela u bë ditë evakuimi për qytetarët teksa flakët ishin përhapur në një sipërfaqe prej 32 mijë e 500 hektarë./Ineksonline/