18:53 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

San Francisko ndalon qarkullimin e automjeteve, lejohen vetëm taksitë dhe transporti publik

San Francisko do të ndalojë qarkullimin e automjeteve private për shkak të bllokimit të trafikut dhe zyrtarët e qytetit kanë ndërmarrë këtë hap pasi duan të rrisin produktivitetin urban për të ulur ndotjen dhe të ofrojnë më shumë siguri.

Këmbësorët do të jenë në gjendje të telefonojnë vetëm një taksi ose të udhëtojnë me transport publik.

Siç u tha, qëllimi përfundimtar është krijimi i një zone për këmbësorë dhe biçikleta, me dyqane që ta bëjnë rrugën tërheqëse për turistët, pa e rrezikuar askënd nga numri i madh i makinave.

Ndryshe, San Francisko nuk është qyteti i parë që mbyll rrugët në qendër të qytetit dhe zgjeron zonat e këmbësorëve. Nju Jorku më herët mbylli Rrugën 14 për automjete dhe tendenca po përhapet në të gjithë SHBA-në dhe vendet e tjera.

An aerial view of Market Street in San Francisco. Looking down the street all the way to the Ferry Terminal on a bright sunny day. Construction cranes on both sides of Market Street as construction and new building are popping up everywhere.