11:44 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

Zbulohet dokumenti/ Sancho i ‘kuq’, gjithçka e kryer

Lirisht mund të themi se Jadon Sancho do të jetë futbollisti më i ri i Manchester Unitedit.

Borussia Dortmund e ka konfirmuar se Sancho do të përfundoj në ‘Old Trafford’ për 85 milionë euro, shkruan IndeksOnline

Lojtari i Kombëtares së Anglisë do të firmos kontratë deri në vitin 2026 me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027.

“Të klubet dhe lojtari kanë arritur marrëveshje. Nëse transferimi realizohet, atëherë Manchester United do të paguaj për BVB-n 85 milionë euro”, ka shkruar Dortmundi në një dokument

Sancho do t’i bashkohet ‘Djajve të Kuq’ pas Kampionatit Europian EURO20.

Kujtojmë që Dortmundi Sanchon e transferoi nga Manchester City për 5 milionë euro./IndeksOnline/