75 Mall Live Search
19:51 / E Premte, 12 Korrik 2024 / Gj. Sh

Sancho rikthehet në stervitjet e Manchester United, zgjidh mosmarrëveshjet me Ten Hag

Jadon Sancho është rikthyer në stërvitje me Manchester United.

Pas një sezoni si i huazuar në Borusia Dortmund, mesfushori anglez është rikthyer te ”Djajtë e kuq”, shkruan IndeksOnline.

Sancho ka pasur një takim me menaxherin e United, Erik Ten Hag, ku kanë sqaruar problemet mes tyre.

Dhjetë muaj më parë. Ten Hag dhe Sancho kishin mosmarrëveshje mes tyre, ku anglezi më pas u largua në drejtim të Dortmundit.

Ata tashmë kanë lënë pas të kaluarën dhe kanë renë dakord të vazhdojnë përpara.

Jadon është rikhyer në stërvitje dhe do të jetë i disponueshëm për lojërat para-sezonale./IndeksOnline/