07:20 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Santos tregon arsyen pse la në bankë rezervë Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk startoi ndeshjen ndaj Andorrës, që ishte befasi për të gjithë shikuesit.

Ai u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, ku edhe shënoi gol për Kombëtaren e Portugalisë, transmeton IndeksOnline.

Trajneri, Fernando Santos e ka shpjeguar rastin, pse la yllin e Real Madridit në stol.

“Mendova shumë dhe mirë, Ronaldo nuk ka trajnuar 100 për qind në dy ditët e fundit. Ka pasur shumë faktorë tjerë që çuan deri në këtë vendim. Lojërat janë të komplikuar, unë u përpoqa ta menaxhoj dhe ta bëjë atë më së miri”, ka thënë Santos.

Portugalia fitoi me rezultat 2-0 ndaj Andorrës, kurse ndeshjen e fundit të fazës së grupeve për Kupën e Botës e luan ndaj Zvicrës.