16:24 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / MSH

Sara dhe Bardhi “martohen” në vaskë, shkëmbejnë puthje e përqafime

Sara dhe Bardhi janë një prej çifteve më të diskutuara në Shqipëri dhe jo vetëm, për shkak të romancës së tyre të nisur në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Dyshja iu kanë besuar ndjenjave dhe e kanë lënë vete lirshëm të lidhen dhe të krijojnë romancë brenda shtëpisë së vëzhguar 24/7, raporton Indeksonline.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre mund të prishet sonte, për shkak se Sara është në mesin e të nominuarve dhe ajo tashmë e ka shfrytëzuar një herë biletën e kthimit.

Çifti ka vendosur që ditën e sotme të kalojë kohë nën gjirin e njëri-tjerit, duke u larë edhe bashkë në vaskë.

Teksa po shijonin momente intime, disa prej banorëve u afrohen dhe “i martojnë” me ceremoni.