21:00 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / AR

Sarah zbulon arsyen se përse nuk është takuar me Beniadën kohët e fundit

Sarah Berisha ka qenë një konkurrente mjaft e dashur e “Big Brother VIP Albania”. Së fundmi, ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

Në një “Ask” dikush e ka pyetur Sarën se përse nuk është parë së fundmi me Beniadën. Por si u përgjigj Sarah?

“Me Benin nuk jemi takuar shumë kohët e fundit sepse ajo është e ngarkuar me punët e saj dhe unë me të miat, por raporti është njësoj”, ka shkruar Sarah.

Blogerja Sarah Berisha ka realizuar më herët me ndjekësit e saj një bisedë virtuale pak më ndryshe nga të tjerat. Kësaj here në ‘Instagramin’ e Sarës, pyetjeve iu përgjigj partneri i saj Dj Pm.

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.

Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.