09:35 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Sarri lodhet nga Morata, kërkon nga drejtuesit ta transferojnë këtë sulmues

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri duket se është lodhur nga forma e dobët e sulmuesve Morata dhe Giroud.

Duke parë që nuk po përmirësohen, trajneri italian ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të transferojnë një sulmues, transmeton Indeksonline.

Dëshira e Sarrit është sulmuesi uruguaian i PSG, Edinson Cavani, raporton ‘Sunday Express’.

Oferta e parë e Chelsea për 31 vjeçarin pritet të jetë 50 milionë funta. Në garë për Cavanin janë edhe ekipet nga Super Liga kineze.

Chelsea së fundmi transferoj lojtarin e Dortmund, Christian Pulisic. Po ashtu janë në përfundim të marrëveshjes me talentin italian Nicolas Barella. /Indeksonline/