15:41 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Sarri në Premierligë? Dy klubet londineze në ‘luftë’ për të

Maurizio Sarri (62-vjeçar) pritet të rikthehet në Premierligë.

Ashtu sic shkruajnë mediat në Itali dhe Angli, ish-tekniku i Juventusit është në bisedime me dy gjigantët londinez, Tottenham Hotpsur dhe Arsenal, transmeton IndeksOnline

Sarri kaloi momente të mira sa ishte pjesë e Chelseat – duke fituar titullin e UEFA Europa League, që ishte edhe titulli i tij i parë në karrierë.

Italiani ishte i lidhur ngushtë për një lëvizje te klubi i Romës, por këta të fundit zyrtarizuan Jose Mourinhon si trajner për tre sezonet e ardhshme.

Tani, 62-vjeçarit i mbetët vetëm rikthimi në Premierligë, por është në dilema të mëdha se cilën skuadër nga Londra ta zgjedh!?

Kujtojmë që Tottenham Hotspur është pa trajner, që nga largimi i Jose Mourinhos. Kurse Arsenali mund ta largoj nga stoli spanjollin, Mikel Arteta – për shkak të rezultateve të dobëta./IndeksOnline/