22:35 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sarri pyetet për paraqitjen e sontme – përgjigjja e italianit është befasi

Goli i vetëm i Olivier Giroud, rezultoi sonte deçiziv në fitoren e Chelseat ndaj BATE Borisov.

Chelsea regjistroi fitoren e katërt nga katër ndeshje këtë sezon në Europa League, si dhe është e pamposhtur në të gjitha garat.

”Rezultati”, u përgjigjë Sarri kur u pyetë se me çfarë ishte ai sonte më i kënaqur, transmeton IndeksOnline.

”Nuk mendoj se kemi luajtur shumë mirë. Nuk më pëlqeu pjesa e parë sepse e lëviznim topin ngadalë dhe ishte e vështirë të krijonim rrezik”.

”20 minutat e parë të pjesës së dytë ishin më të mirë, por jo edhe fundit. Gjëja më e mirë sonte ishte rezultati”.

”Nuk është lehtë të luash mirë këtu. Por, mendoj se mund të luanim më mirë”, tha Sarri./IndeksOnline/

Temat: