15:35 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sarri telefonon sulmuesin që s’ka shënuar gol që gjashtë javë

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri e ka kontaktuar në telefon Gonzalo Higuain, teksa pritet të ndodhë shkëmbimi mes tij dhe Alvaro Moratas.

Sipas Sport Mediaset, Sarri është aktivisht duke punuar mbrapa skenave për t’u ri-bashkuar me ish-sulmuesin e tij te Napoli.

Image result for higuain

Kështu, të dyja klubet priten të arrijnë marrëveshje, derisa Sarri e kishte kontaktuar argjentinasin edhe muajin e kaluar për ta diskutuar situatën e tij, transmeton IndeksOnline.

Është raportuar se biseda ndodhi pasi Higuain u përjashtua me të kuq në humbjen e Milanit nga Juventusi, që rezultoi me pezullim për dy ndeshje për të.

Image result for morata

Higuain nuk ka shënuar që 6 javë në Serie A dhe Milani nuk pritet të paguajë 36 milionë euro për blerjen permanente të tij në verë, ani pse tashmë ka paguar 18 milionë për huazimin 1-vjeçar.

Kështu, edhe Milani shpreson ta dërgojë Higuainin te Chelsea, e në shkëmbim për ta marrë Moratan./IndeksOnline/