18:50 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sarri tregon se a do të luaj Dybala dhe Higuain në ndeshjen kundër Bolonjës

Maurizio Sarri u ka kërkuar lojtarëve të tij që të përqëndrohen plotësisht në ndeshjen e tyre të radhës që do të jetë kundër Bolonjës.

Juventusi tani është skuadra e vetme e pamposhtur në këtë sezon pasi që e mposhti edhe Interin me rezultat 2-1.

Sarri tha se fitorja ndaj Interit është histori mirëpo e gjithë vëmendja e lojtarëve të tij duhet të jetë në ndeshjen tjetër kundër Bolonjës, transmeton IndeksOnline.

“Shpresoj se ishte një fitore e rëndësishme ajo kundër Interit,  por ajo tashmë ka kaluar, duhet të përqëndrohemi tani në Bolonjë”, tha ai.

“Do të jetë një lojë e vështirë, aq më tepër sepse është ndeshja e parë pas pushimit,” tha Sarri. “

 Sarri zbuloi gjithashtu që të dy sulmuesit, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain mund të luajnë nga fillimi të shtunën, por mesfushori Aaron Ramsey ka gjasa që të mbetet rezervë./Indeksonline/.