10:44 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Sarri ushtron diktaturë ndaj lojtarëve, ja çfarë i detyron të bëjnë

Seria A vazhdon të jetë e hapur, me Juventusin dhe Napolin që janë gati të bëjnë çdo gjë për të përfunduar tek titulli Kampions. Sipas Sky Sport Italia, Maurizio Sarri është duke ndërmarrë veprime të pazakonta për tu fokusuar në takimin e radhës në Serie A.

Trajneri italian nuk është i lumtur me situatën pasi mori një pikë nga dy ndeshjet e fundit kundër Romës dhe Interit. Ata gjendjen katër pikë prapa Juventusit dhe kjo diferencë mund të shkojë në shtatë pikë nëse kampionët në fuqi triumfojnë sonte kundër SPAL-it.

Sarri dëshiron që ekipi i tij të mos e shikojë ndeshjen e sotme të Juventusit në mënyrë që të stërviten të painformuar. Por kjo mund të dalë dhe me pasoja për vetë lojtarët pasi një fitore e hellë e Juventusit sonte do ta “digjte” këtë strategji si një të dështuar.