13:16 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sarrin e mposht edhe skuadra e të rinjve të Chelsea-t

Maurizio Sarri do të kishte shpresuar se gjëja më e turpshme që i ndodhi atij këtë javë ishte humbja 6-0 ndaj Manchester City, por madje një grup i ekipit të tij të parë nuk mundi të mposhte ekipin e të rinjve.

Ndoshta problemi më i madh për Sarrin ka qenë fakti se “Sarri-Ball” i tij i lavdëruar nuk ka marrë formë të vërtetë dhe se ai po përdor një sistem që nuk i përshtatet lojtarëve të tij dhe nuk ka qenë në gjendje t’i zëvendësojë ata.

Chelsea manager Maurizio Sarri (right) and Manchester City manager Pep Guardiola ahead of kick-off for the Premier League match at the Etihad Stadium, Manchester.

Sipas Times, një grup i ekipit të parë dhe lojtarëve seniorë nuk mund ta mposhtin ekipin e tyre të të rinjve në një ndeshje stërvitore prej 60 minutash të hënën, me përfundimin e lojës 3-3.

Gazeta raporton se skuadra e parë përfshinte zëvendësues nga loja e së dielës, si dhe lojtarë të papërdorur të skuadrës dhe se Olivier Giroud dhe Willian ishin në mesin e atyre që luanin.

Nuk përmendet se cilët lojtarë të rinjë kanë luajtur në këtë ndeshje me 6 gola, por tifozët e Chelsea shpresojnë që Callum Hudson-Odoi arriti ta ketë bere një paraqitje për njërën skuadër.

Anësori i ri ka qenë i lidhur me një lëvizje larg klubit dhe thuhet se refuzon të nënshkruajë një marrëveshje të re, ai ishte në Manchester, por nuk luajti pasi kishte probleme me grip. /IndeksOnline/