17:30 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

S’arritën të siguronin bileta në Prishtinë, tre tifozë anglezë bën një përpjekje interesante për ta shikuar lojën

Rreth 2000 tifozë anglezë vikendin e kaluan në Prishtinë.

Ata erdhën në Kosovë për të parë ndeshjen futbollistike Kosovë – Angli, ku përveç fitores, ata morën me vete edhe kujtimet më të bukura.

Mikpritja, dashuria dhe respekti që ua ofruan kosovarët atyre, u bë edhe një nga lajmet kryesore në mediat kryesore britanike, shkruan Indeksonline.

Por, jo të gjithë patën bileta për të parë këtë ndeshje. Tre të rinj anglez nuk arritën të siguronin bileta, por ata e bën të pamundurën që të shohin pak nga loja.

Pak para se Indeksonline t’ua hapte dyert, për të parë nga zyret e tyre këtë lojë, anglezët përmes një fotografie të postuar në Facebook, treguan një përpjekje qesharake.

Ata kishin bërë një operacion, duke marrë disa skele, por që u dështoi.

“Para se të futeshim në zyret e mediumit për ndeshjen Kosova kundër Anglisë, kjo ishte përpjekja jonë e mëparshme për ta shikuar atë. Disa skele të “vjedhura”, derisa Shep dhe Cooper, drejtuan operacionin”, ka shkruar njëri nga ta në Facebook./Indeksonline/