10:43 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sassuolo prezanton Marlonin, Barcelona merr 6 milionë dhe 50 % të kartonit

Barcelona dhe Sassuolo kanë arritur marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit brazilian Marlon Santos, i cili prezantua se blerja më e re e klubit të Serisë A.

Në bazë të marrëveshjes, Sassulo i paguan 6 milionë euro klubit “blaugrana” për kartonin e lojtarit, por Barça ruan disa nga të drejtat sportive të futbollistit si të drejtën e riblerjes dhe 50% të kartonit nëse italianët vendosin ta shesin.

Barcelona do të përfitojë edhe 6 milionë euro të tjera nëse Marlon do të aktivizohet në 50 ndeshje me Sassuolon.