20:24 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Braziliani i Barcelonës transferohet te klubi i njohur i Serie A (Foto)

Sassuolo dhe Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit brazilian, Marlon Santos.

Klubi italian do të duhet që të derdhë 6 milionë euro në arkën e Barcelonës për këtë transferim.

Barcelona e ka opsionin e ri-blerjes së lojtarit si dhe 50% të çmimit në rast të shitjes së lojtarit në të ardhmen.

Si lojtar i Barça B, Marlon ka bërë tri paraqitje për skuadrën e parë në sezonin, 2016/17 (dy në La Liga dhe një në Champions League).

Në sezonin e kaluar, Marlon ishte i huazuar te Nice, ku ai bërë 26 paraqitje, dhe ai u rikthye këtë verë te Barcelona për turneun para-sezonal në Amerikë./IndeksOnline/

Agreement with US Sassuolo Calcio for the transfer of Marlon Santos