13:31 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / B O

Saul tregon se la Atleticon sepse prishi raportet me Simeonen: Unë i kërkova që të stërvitem…

Saul Niguez ka qenë transferi i minutave të fundit për Chelsean. Mesfushori spanjoll ka treguar se vendosi largimin nga Atletico sepse prishi raportet me trajnerin Simeone.

“Unë kërkova të stërvitem në pozicionin tim. Ai këtë e refuzoi. Kam luajtur në pozicione të ndryshme për tri sezone. E pashë veten të ngecur në një pozicion që nuk ishte i imi. Opsioni për kalimin te Chelsea ishte më i miri i momentit. Për mua ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime dhe jam këshilluar nga shumë njerëz. Në orën 11:57 mbaruam rishikimin e kontratës dhe gjithçka ndodhi në momentet e fundit” ka thënë Saul./Indeksonline/