22:49 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Southampton “me një gurë mbyt dy zogj” (FOTO)

Southampton ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë duke mposhtur rivalin direkt, Swansean me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Gabbiadini në minutën e 72-të të ndeshjes.

Southampton me këtë fitore u ngjit në pozitën e 16-të me 36 pikë aq sa ka edhe Huddersfield.

Swansea dhe West Brom do t’i bashkohen Stoke Cityt dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Championship. /IndeksOnline/