13:16 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në prag të duelit në ”Wembley”, klubi anglez bëhet me trajner të ri

Southamptoni e ka emëruar Ralph Hasenhuttl si trajner të ri të skuadrës.

51-vjeçari ishte kandidati më serioz për ta zëvendësuar Mark Hughes, i cili u shkarkua nga klubi të hënën.

Hasenhuttl tani ka nënshkruar me Southamptonin, për ta drejtuar skuadrën në vazhdim, transmeton IndeksOnline.

Ish-trajneri i RB Leipzig është rikthyer tani në menaxhim pas aventurës impresive me klubin gjerman në verë.

Më herët, ai e ka drejtuar edeh Unterhaching, Aalen dhe Ingolstadt.

Southamptoni takohet sonte me Tottenhamin në ”Wembley”, për ta kërkuar vetëm fitoren e dytë këtë sezon./IndeksOnline/

Temat: