75 Mall Live Search
15:20 / E Martë, 02 Qershor 2026 / A

Sazani drejt transformimit luksoz, Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Ivanka Trump ka ndarë detaje të reja rreth një prej projekteve më ambicioze të karrierës së saj – zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, në Shqipëri.

Sipas saj, ideja për këtë investim lindi pas një vizite të rastësishme që ajo dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, realizuan në ishull gjatë një udhëtimi me jaht. Çifti mbeti i impresionuar nga natyra e paprekur dhe peizazhet mahnitëse që ofron zona.

Ivanka Trump and Jared Kushner vacation on Albania's southern coast amid  investment talks - Albanian Times | Albanian Times

Projekti synon ta shndërrojë ishullin, me një sipërfaqe prej rreth 1.400 hektarësh, në një destinacion ekskluziv turistik të standardeve më të larta. Trump theksoi se ruajtja e mjedisit do të jetë prioritet kryesor, ndërsa arkitektura do të përshtatet me natyrën dhe karakteristikat unike të ishullit.

Ajo e cilësoi këtë nismë si më shumë sesa një investim biznesi, duke e përshkruar si kulmin e përvojës së saj shumëvjeçare në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Në projekt do të angazhohen arkitektë, dizajnerë dhe ekspertë të zhvillimit të qëndrueshëm, me synimin për të krijuar një resort që kombinon luksin, privatësinë dhe respektin për natyrën.

Edhe pse ende nuk janë bërë publike afatet e ndërtimit dhe vlera përfundimtare e investimit, projekti ka ngjallur interes të madh te investitorët dhe opinioni publik.

Kujtojmë se Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë planifikuar një investim prej afro 900 milionë eurosh në ishullin e Sazanit, i cili pritet të shndërrohet në një nga destinacionet turistike më ekskluzive në rajonin e Mesdheut.