12:44 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

SBASHK: Greva e së premtes në arsim – alarmi i fundit

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut pas diskutimeve të shumta e duke përcjell zërin e të të punësuarve në arsim, kanë autorizuar kryetarin e SBASHK-ut dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë… të nisin bashkërisht me veprime sindikale.

Sipas sindikatës, duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të premten mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave.

“Greva dyorëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30  deri në orën 8:30. Greva në universitete   greva fillon në orën 8 deri në orën 10. Greva në shkollat e Kosovës  mbahet  në dy orët e para në të dy ndërrimet. Greva dyorëshe në arsim është alarmi i fundit dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë duhet ta di se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale”, thuhet në njoftim.