14:22 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

SBASHK për grevën: Nuk kemi komunikuar deri më tani me instucionet e shtetit

Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), ka dal me një konferencë për media në lidhje me grevën që u mbajt sot në arsim.

Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj grevës sot i janë bashkangjitur numri maksimal i institucioneve të arsimit.

“Ne kishim më parë grevën 1 orëshe, me shpresë se Qeveria do reflektonte. Pastaj më 20 shkurt mbajtëm grevën 2 orëshe, dhe duke parë se nuk kanë lëvizur gjërat siç duhet, atëherë sot shkuam me grevën një ditore. Raporti që kemi marrë flasin se grevës së sotme i janë përgjigjur numri maksimal i institucioneve të arsimit. Nuk kemi arritur të gjejmë ndonjë shkollë që është në grevë. Gjithashtu edhe pjesë e mirë e institucioneve shkollore të cilat nuk janë në kuadër të SBASHK-ut i janë bashkangjitur grevës së SBASHK-ut”, ka thënë Jasharaj.

“Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë komunikim me institucionet e shtetit dhe presim që nesër të ndodh kjo gjë. Nëse nuk bëhet plotësimi i tyre ne do të shkojmë me grevë më të gjatë më 13 prill.  Kemi kërkuar dhe kërkojmë që të ndikojë në qeveritë lokale që të realizohet kontrata kolektive për gjithë nivelet e arsimit. Pra nëse nuk realizohen kërkesat tona, do jemi sërish në grevë, nuk do të ketë hapësirë më për greva të përshkallëzuar, por për grevë deri në atë kohë kur realizohen kërkesat tona”, ka thënë ai.

Gjithashtu Jasharaj ka shtuar se nga 23 mijë e 300 e mësimdhënësve të angazhuarve gjatë asaj kohe, mbi 9 mijë janë të pensionuar, ndërsa 60 për qind e tyre janë ende në punë dhe ata mbrojnë të drejtat e tyre./Indeksonline/