15:36 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / MSH

SC Gjilani është kampion vjeshtor

Ka përfunduar derbi mes Ballkanit dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e 18-të të BKT Superligës.

Gjilani ka fituar në udhëtim te Ballkani në ndeshjen derbi të javës, pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat nuk është se rrezikuan aq shumë, pasi nuk dëshironin të lejonin hapësira mbrapa.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste, teksa nuk mungoi as goli, i cili u shënua nga mysafirët.

Goli i vetëm në këtë pjesë dhe në këtë ndeshje erdhi në minutën e 77-të me anë të yllit të skuadrës, Gerhard Progni, i cili shënoi një supergol për 0-1.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e parë me 35 pikë duke u shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës.