75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 27 Mars 2026 / L A

Scaloni: Do të bëjë gjithçka që Messi të jetë në Botëror

Argjentina po synon ta mbrojë titullin e tyre në Botërorin 2026.

3-herë kampionët, do të luajnë dy ndeshje miqësore me kundërshtarë të lehtë si Mauritania dhe Zambia.

Pikëpyetje është paraqitja e Lionel Messit në këtë garë ku nuk dihet ende se a do të jetë me “Albicelesten”, me Lionel Scalonin që tha se do të bëjë çmos që ai të jetë aty.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur që Messi të jetë aty në Kupën e Botës. Mendoj se për të mirën e futbollit ai duhet të jetë aty, por ai është personi që do të vendosë”, deklaroi Scaloni.

Argjentina, ndeshjet i luan më 28 mars dhe 1 prill./IndeksOnline/