18:29 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / Gj. Sh

Scamacca niset drejt Londrës, nesër zyrtarizohet te klubi i ri

Futbollistit italian Gianluca Scamacca ka mbërritur në aeroportin Ciampino, ku pritet të udhëtoj drejt Londrës, për të përfunduar transferimin e tij te West Ham.

Gazetari Gianluca di Marzio ka njoftuar se sulmuesi do të udhëtoj me aeroplan privat dhe gjatë mbrëmjes pritet të mbërrij në Londër, ndërsa të marten do ti nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj të nëshkruaj kontratën me West Hamin, transmeton Indeksonline.

Ai largohet nga Sassuolo për rreth 42 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset.

Në garë për shërbimet e Scamacca ishte edhe skuadra e PSG-së, por klubi nga londra ditët e fundit u angazhua maksimalisht dhe e bindi sulmuesin italian për transferimin e ti te West Ham./Indeksonline/