14:56 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / B O

Schalke 04 merr vendim, ndërron logon e skuadrës, pas luftës Ukrainë-Rusi!

Fillimi i luftës në Ukrainë me pushtuesin rus, ka tronditur edhe futbollin.

Skuadra e famshme gjermane, Schalke 04 ka njoftuar se ka hequr logon e sponsorit kryesor GAZPROM nga fanelat e klubit.

Në vend të kësaj do të zëvendësohen vetëm shkronjat e skuadrës.

Gazprom është sponzor shumëvjeçar i Schalkes./Indeksonline/