23:33 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Schurrle rikthehet në Premierligë, nesër i kryen testet mjekësore te kjo skuadër (Foto)

Andrea Schurrle po rikthehet në Premierligë. Ylli gjerman pritet që gjatë ditës së nesërme të mbërrij në Londër.

Schurrle pritet që t’i kryej testet mjekësore gjatë ditës së nesërme te gjiganti londinez, Fulham, shkruan IndeksOnline.

27-vjeçari e njeh mjaftë mirë Premierligën dhe sidomos qytetin e Londrës, pasi një kohë ka luajtur te klubi i Chelseas.

Anësori gjerman, do të largohet nga Borussia Dortmund për të nënshkruar kontratë 3-vjeçare./IndeksOnline/