18:33 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Schweinsteiger po i kthehet futbollit/ I ofrohet punë në klubin e Bundesligas

Bastian Schweinsteiger po i kthehet futbollit në Gjermani.

Legjenda e Kombëtares së Gjermanisë dhe dy klubeve europiane; Bayern Munchen dhe Manchester United, është afër ta merr rolin e drejtorit sportiv te klubi i Eintracht Frankfurt.

Mediat e shumta gjermane raportojnë se ish-lojtari i Bayernit është afër të emërohet drejtor sportiv, pasi po spekulohet largimi i Fredi Bobic, transmeton IndeksOnline.

36-vjeçari u pensionua nga futbolli në vitin 2019, sa ishte pjesë e klubit amerikan, Chicago Fire.

Ish-mesfushori tani është vetëm një analist i futbollit, por roli i drejtorit sportiv do të ishte i mirëseardhur./IndeksOnline.