22:27 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Scolari largohet nga Kina, opsion Premierliga?

Trajneri Luiz Filipe Scolari është larguar nga Evergrande Guangzhou. Italiani i ka dhënë fund aventurës në Kinë.

69-vjecari u largua nga Kina të mërkurën në mbrëmje, ndërsa pretendohet se ai do të rikthehet në futbollin europian.

Sipas disa thashethemeve, ish-trajneri i shumë skuadrave mund të bëhet trajneri i Evertonit.

Klubi nga Premierliga është pa trajner që prej shkarkimit të Ronald Koeman, ndërsa Scolari shihet si një prej kandidatëve.

Skuadrën kineze tani në duar e ka trajneri dhe ish-lojtari i Kombëtares Italiane, Fabio Cannavaro./IndeksOnline/