13:21 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Scott: SHBA-të janë zhgënjyer, por mos-anëtarësimi i Kosovës në Interpol është fitore diplomatike e Serbisë

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë se vendimi i Interpol për të mos pranuar shtetin e Kosovës, është zhgënjyes për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ambasadori i Amerikës në Serbi shtoi se një  rezultat i tillë i votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit ishte fitore diplomatike e Serbisë, transmeton Indeksonline.

Kosova ka dështuar sot të bëhet pjesë e organizatës Interpol pasi kishte vetëm 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime./Indeksonline/